Si çdo mbrëmje tjetër edhe primen e kaluar moderatorja e Big Brother Vip, Arbana Osmani shkëlqeu.
Ajo gjithmonë është lakuar për çmimet e kripur të veshjeve të saj në primet e Big Brother Vip, por a dini sa ka kushtuar kostumi ngjyrë rozë që Arbana kishte vendosur të vishte mbrëmë?! Siaps tyre xhaketa që moderatorja kishte veshur kushtonte 980 euro, ndërsa pantallonat 570 euro.
Në një intervistë të dhënë më herët Arbana tregoi se makeup-in ia lë në dorë profesionistit Arbër Bytyqi ndërsa veshjen ua tregon mikeshave dhe mamasë, por kjo e fundit ka ca vërejtje.
“Të gjithë kanë qejf ta dinë ça do vesh dhe ua dërgoj veshjen, ua dërgoj zgjedhjen Lorit, Sarës, Xhemit, mamit, e ndaj me shumë miq. Por mamit nuk ia dëgjoj fjalën (qesh). Më këshillon: Pse moj mam nuk vesh ca fustane të bukura zonjash? Për mamin fustanet janë gjithmonë shumë të shkurtra, shumë të hapura. I pëlqej shumë me kostum”, tha Arbana.












