Fjoralba Ponari ka reaguar lidhur me një deklaratë të Luiz Ejllit, i cili tha se ajo është një ndër moderatorët më seksi në ekranet shqiptare. Mirëpo, duket se Ponari nuk qenka ‘fanse e Luizit’.
Komplimenti i Luizit? “Preferoj te mos jem e preferuara! Nuk e prisja megjithatë faleminderit se kush është që nuk i do komplimentet por që do e vlerësoja njësoj si të vinte nga Olta, si të vinte nga Kristi, nuk ka lidhje me lojën e tyre. Dikush ka një shije të caktuar dhe të komplimentin”, tha Ponari.
Fjoralba e vlerësoi atë si artist, por tha se Luizi dhe Olta nuk janë në shijet e saj për mënyrën “agresive të lojës”.
“Luizit unë i jap atributet e tij si muzikant se ka rrëmbyer disa çmime të para dhe nuk mendoj se është rastësi të arrish të fitosh disa herë radhazi, duhet të jesh i talentuar. Më vjen shumë keq por unë nuk kam asnjë të preferuar brenda shtëpisë. Ndoshta Dea për qetësinë që ka, e mënyrën si argumenton e si zgjedh të distancohet nga agresiviteti i panevojshëm”, tha Ponari.












