Big Brother VIP është spektakli më i shikuar i momentit. Qindra-mijëra shqiptarë janë fiksuar pas ekranit, ndërsa Luiz Ejlli, konkurrenti më i pëlqyer ka thyer shifrat e shikueshmërisë.
Sipas gazetarit të njohur, Blendi Fevziu ky fenomen nuk është një problem aq shqetësues për shoqërinë. Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Luizi ka shikime sa gjysma e presidentit amerikan. Rama ka më pak, ai ka 4 miliardë, Rama 600 milionë ka. Mos jemi një popull që kemi ikur për lesh, apo?
Blendi Fevziu: Kështu ka ndodhur gjithande, kështu ka ndodhur edhe në Greqi, unë e kam parë.
Ylli Rakipi: Unë mendoj që ne kemi ikur për lesh, ose kështu kemi qenë. Pse e duan shqiptarët Luizin?
Fevziu: Nuk e di, s’e kam ndjekur. Nuk di gjë. Realisht nuk kam asnjë ide.












