Kiara Tito ka qenë e eliminuara e mbrëmjes së djeshme nga “Big Brother VIP”. Kiara e la partnerin e saj, Luizin me lot në sy dhe mjaft të trishtuar.
Por në studio gjeti ish banorët që ka kaluar mjaft ditë, e mes tyre miken që krijoi në Big Brother, Efin. Por kujtojmë se Efi dhe Kiara patën një përplasje vetëm disa ditë më parë për shkak të një klipi të “pisët” të produksionit per te futur ne sherr dy vajzat.
Të gjithë ishin kurioz për momentin e parë të takimit mes vajzave. Kiara nuk i ka mbajtur mëri dhe si duket keqkuptimet i kanë sqaruar menjëherë dhe me pas e ka perqafuar Efin. Mbremjen e djeshme vajzat janë takuar madje Efi pas spektaklit ka bere nje gjest te bukur duke publikuar nje “foto selfie” në rrjetet sociale me Kiarën per te treguar se debatet mes tyre janë shuar (behet fjale per foton mësipër, ku Efi shfaqet ngjitur me Kiarën).












