Olta dhe Dea kanë thyer rregullat e lojës së Big Brother Vip Albania dhe mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer ndjekësve.
Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit, ato të dyja janë futur në të njëjtin dush ku dhe kanë komunikuar me njëra tjetrën pa mikrofona. Kjo është parë si një thyrje e rëndë e rregullores nga ndjekësit të cilët kanë kërkuar dënimin e tyre me zarf të zi. Fansat kanë shperthyer ne rrjetet sociale duke kerkuar që dy banoret Dea dhe Olta të dalin në nominim “kokë më kokë”.
Kujtojmë se pak javë më parë, Luizi, Kristi dhe Armaldo u penalizuan duke shkuar në televotim pasi u futën në ambientet e tualetit, jashtë fokusit të kamerave. SHIKO KËTU VIDEO-n:












