Vijon mbledhja maratonë e Kryesisë së Alibeaj. Kryesia e PD-së e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, që pritet të vendosë sot sesi do të dalë në zgjedhjet e 14 Majit.
Kryesia e PD-së do të vendosë sot përfundimisht se si do dalë në zgjedhje, teksa tre grupimet që janë kristalizuar brenda Kryesisë kanë propozime të ndryshme.
Jorida Tabaku, Dhurata Çupi dhe Oriola Nebiaj kërkojnë që të dalin në zgjedhjet e 14 majit vetëm me kandidatë për Këshillat Bashkiakë.












