Partia Demokratike e Enkelejd Alibeaj ka nxjerrë zyrtarisht kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë, që më 14 maj do të jetë përballë Erion Veliajt nga PS dhe Belind Këlliçit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Kryesia e PD-së në mbledhjen që po zhvillon aktualisht ka vendosur që Roland Bejko të jetë kandidat për Bashkinë Tiranë. Bejko të garojë për Bashkinë e Tiranë duke u ndarë nga PD e Sali Berishës. Bejko, garoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në qarkun e Gjirokastrës, e nuk mundi që të siguronte as mandatin e tij për në Kuvend.
Roland Bejko u zgjodh me shumicë votash nga Kryesia e kësaj force politike, përballë Jonila Godoles.












