Ish-banorja e Big Brother, Ermiona Lekbello është skualifikuar para pak javësh por se fundmi ka reaguar me anë të një video në Instastory për opinionistët e spektaklit dhe mënyrës se si ata mundohen t’i ‘edukojnë’ banorët me të cilën Ermiona nuk është aspak dakord.
Gjithashtu Ermiona është shprehur se duhet të kthehet në Shqipëri për të qenë pjesë e një ‘Prime’ e për të pasur një përballje me opinionistët, Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari.
“Nuk mund te hesht! Pash një sekuencë të “BBV” dhe po dëgjoja analistët që po bënin edukatorët. Në fakt dëgjova një analist, që po bënte edukatorin. Janë burra dhe gra ata aty brenda në “BBV”, është elita. Po bëjmë edukim? Elitës? Burrave dhe grave që janë brenda? Që analistët kanë të njëjtën moshë, nuk e di paradokse, gjithsesi unë duhet të marr pjesë në ndonjë ‘Prime’. Mendoj duhet të bëjë ndonjë xhiro nga Shqipëria se do argëtoheni e do argëtohem dhe unë bashkë me ju.”, shkruan Ermiona.












