Ambasada e SHBA-së ka uruar 1-vjetorin e lëshimit të vizave 10 vjeçare drejt SHBA për shqiptarët.
Deri më tani janë pajisur me viza 10-vjeçare mbi 22 mijë shqiptarë. Më tej, Yuri Kim porosit Shqiptaret qe te respektojne rregullat e vizave per ata qe udhëtojnë drejt Amerikës.
“Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër. Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve. Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi”, shkruan Yuri Kim.












