Maxhoranca Socialiste ka kërkuar sot që organet e drejtësisë të nisin hetimet për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe lidhjet e saj me oligarkët rusë, duke mos humbur kohë.
Deputetja socialiste Klotilda Bushka në një deklaratë për mediet u shpreh se Kryemadhi duhet të sqarojë lidhjet e saj me kompanitë offshore.
“Në vend që të vihet në dispozicion të organeve të drejtësisë kërcon mediat. Deputetja Kryemadhi duhet të sqarojë se çfarë anë kërkoi deklaroi offshore. Pse nuk janë deklaruar. Implikimi i një politikani shqiptar në skenat e errëta të financimeve ruse është një goditje e fortë ndaj vlerave evropianë. Drejtësia shqiptarë nuk duhet të humbë kohë që të nisë hetimin që nga mos deklarimi e deri për pastrim parash e fshehje pasurish. Deri ku dhe në çmasë kryemadhi është përfshirë me rusët”- tha Bushka.












