Gjatë një bisede Gerti e pyet Efin se si i dukej ribashkimi me Luizin.
Efi shprehet se Luizi nuk po i jep më afrimitet sepse që në momentin që kuptoi se një nga 4 banorët që u fut të shtunën në Big Brother do shkojë në finale, ai do përpiqet që ta ndihmojë Kiarën në këtë rrugëtim.
Efi: “Në momentin që dëgjoi që vetëm njëri prej banorëve do qëndrojë, atij nuk i interesova më unë. Jo se nuk i interesoj unë se ai e ka thënë ai i do të gjithë dhe i respekton të gjithë, mua më do, unë e kam parë, nuk ka nevojë për fjalë, se janë disa njerëz që nuk kanë nevojë të ta shprehin. Është një finalist, ai më duket mua se po mundohet mos të krijojë shumë afrimitet me mua, po e mban veten që të mos ta krijojë këtë afrimitet“












