Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, do të garojë në zgjedhjet e “14 Majit” në 15 bashki për kryetar dhe në 54 bashki për Këshill Bashkiak. Edhe pse prej kryetarit të komanduar u prezantuan në fakt 17, ai i Korçës dhe i Krujës vendosën të tërhiqeshin nga gara.
Bashkitë ku PD-ja e Alibeajt do të garojë nw zgjedhjet e 14 majit janë: Dimal, Kuçovë, Dibër, Fier, Mallakastër, Patos, Gjirokastër, Këlcyra, Tepelena, Puka, Vau i Dejës, Kamza, Finiqi, Tirana dhe Saranda.
Gazetarja mësoj se PD zyrtare nuk ka lista për Këshill Bashkiak në 7 bashki të vendit, në atë të, Vorës, Skraparit, Devollit, Pustecit, Roskovecit, Dropullit dhe Krujës.












