Gjatë fjalës së tij Rama premtoi se brenda vitit 2030 do të sjellin garat e Formula 1 në Elbasan.
Kryeministri shtoi se këtë fushatë elektorale kanë zgjedhur të lënë pas pemë të mbjella dhe gjelbërim e jo pisllëk me postera të hedhur në rrugë.
“Ashtu siç askush nuk e ka imagjinuar që ne në Shqipëri do të sillnim një finale të Kupave të Evropës dhe e sollëm, mbajeni mend që ne do të sjellim Grand Premier të Formula 1 në Elbasan brenda vitit 2030, që do të thotë kulmin e një industrie komplet të re dhe komplet tjetër të sportit, që lidhet me 1 mijë gjëra të tjera dhe të gjitha gjërat lidhen pastaj me ekonominë” – u shpreh Rama.












