Kandidati i koalicionit “Berisha-Meta” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, shprehet se posterin ku shfaqej me gishtin e mesit e ka bërë me ndërgjegje të plotë.
Grida Duma e sfidoi Këlliçin të bëjë të njëjtin gjest në studio, por ai refuzoi për arsye etike madje u vendos ne siklet pasi here pas here nuk dinte cfare te thoshte.
Duma: Ti e bën në rrugë dhe nuk e bën këtu live ne TV. Jepi ngrije gishtin e mesit…
Këlliçi: Dua të ruaj etikë në televizion
Curri: Gishti i mesit është simbol i organit gjenital. Fëmijët pyesin pse Belo ka ngritur gishtat e mesit
Këlliçi: “Nuk ia kam ngritur njerëzve, ia kam ngritur korrupsionit. Ne TV nuk e ngre!”












