Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kuksianëve që mos votojnë kandidatët e koalicionit “Meta-Berisha”.
Gjatë një takimi me banorët në Kukës, Rama u shpreh se Partia Demokratike është degjeneruar në një pikë sa njëri bëhet “kashtë dhe tjetri bëhet koqe”.
“Si mund të arrijë të degjenerojë PD deri në këtë pikë, të bëhet kashtë e koqe, njëri thotë jam unë i vërteti, tjetri thotë jam unë i vërteti, tjetri thotë unë jam i treti i vërteti” tha Rama.












