Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në Top Story, momentin kur u dhunua në vitin 1997, foto të cilat janë të dokumentuara edhe sot.
Rama tha se fotot i ka bërë menjëherë pasi u dhunua, pasi donte t’i kishte si dëshmi, sepse në atë kohë dyshohej të ishte bërë me bojë. Ai u tregoi me detaje momentin kur dy persona e goditën me leva dhe asnjë person nuk i erdhi në ndihmë pasi ishin të frikësuar.
“Ishte 22 janar dhe ishte shumë ftohtë po shkoja në shtëpi, papritur më del një hije që afrohet, me letër kishte të mbështjellë një levë dhenë momentin që doja ti thoja ç’i ke këto shaka më goditi dhe më lanë të shtrirë duke menduar se mbarova (vdiqa) e ikën. Unë u çova isha i çarë dhe ajo që ishte shumë spektakolare ishte se ka qenë një bllok me katër pallate dhe të gjithë ishin në ballkone e asnjë nuk zbriti poshtë. Unë mbeta shtrirë, shoqja ime bridhte nëpër kate ku kërkonte ndihmë dhe ndërkohë shoku tjetër iku me vrap për të shpëtuar, njerëzit ishin nëpër ballkone dukej si arenë gladiatorësh unë fillova t’i bërtas njerëzve vazhdoni rrini me frikë“, tha Rama.












