Profesori dhe doktori Ilia Mazniku, i cili ishte mjek ortoped në Klinikën e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.
Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të Maznikut është bërë me dije nga vetë spitali përmes rrjeteve sociale.
“Prof. Dr. ILIA MAZNIKUN miku dhe kolegu ynë u nda krejt papritur nga jeta, duke pikëlluar familjen dhe shoqërinë. Një mjek ortoped në Klinikën e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës u shqua për zellin dhe përkushtim e pazakontë në punën e tij si mjek duke lënë gjurmë të pashlyeshme ndër kolegë, pacient dhe gjithë ata që e njohën. Spitali Universitar i Traumës shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen papritur nga jeta të Prof. Dr. Ilia Mazniku, i cili përcillet sot për në banesën e fundit“, thuhet ne njoftim.












