Këngëtarja e dashur për publikun, Anxhela Peristeri ka zbuluar edhe se si do të jetë ky sezon veror për të.
Pyetje: Ti këndove gjithashtu dhe me Luizin dhe videoja bëri xhiron e rrjetit. A mendon të bësh një duet me të?
“Kur kam qenë e ftuar në BBV, Luizi, Kristi, Maestro dhe Olta kanë qenë në burg dhe nuk ishin të pranishëm. Prandaj e këndova aty dhe Luizi u afrua ta këndonim bashkë. Dueti më pëlqeu shumë sepse ai përshtatet me natyrën time. Mendoj që do dëgjohej shumë bukur me zërat tanë, siç edhe ndodhi për aq sa zgjati. Nëse do të kishte një bashkëpunim mes meje dhe atij, do preferoja të ishte një baladë. Ai ka një zë shumë të ngrohtë dhe kjo do të na shkonte më shumë“, tha Peristeri.
Pyetje: Do të kemi këngë të reja së shpejti?
“Doja dhe një hit për verën, por nuk më ka ardhur diçka që të më ngrohë mjaftueshëm. Për momentin do mjaftohem me këtë me G-Bani, që do të mbulojë të tre muajt e verës. Më pas vjen një tjetër këngë në tetor“, tha Peristeri.












