Mozaiku “Shqipëria” në qendër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej është restauruar plotësisht dhe mbrëmjen e djeshme në një ceremoni të veçantë është ngritur flamuri i Bashkimit Evropian që e mbulonte prej muajsh.
Pas një pune të gjatë e të kujdesshme restauruese, zëvendësimit pjesëz pas pjesëze me të njëjtat materiale të 40 viteve më parë, mozaiku-simbol i Muzeut Historik Kombëtar është përuruar.
“Mozaiku “Shqipëria” sapo është restauruar mjeshtërisht, copëz pas copëze, me mbështetjen e Bashkimit Europian”, shkruan Rama. KËTU SHIKONI VIDEO-n:












