Meridian Ramçaj duke publikuar disa foto nga “miqesia” me Luizin, duke iu pergjigjur në kete menyre fituesit te Big Brother i cili disa dite me pare deklaroi se nuk e ka shok Meridianin.
Meridiani zbuloi se ka pasur një miqësi intensive në vitet 2011-2016, kohë kur kanë qëndruar bashkë në Paris dhe kanë bërë pushime të gjata. Madje ai shtoi se Luizi e ka mbajtur ne shtepi me buke.
“Kam qenë pjesë e festave që bëheshin në Durrës, pushimet në Paris bashkë. Unë kam foto të këtyre kohëve. Nuk të pret kush në Francë në shtëpi. 5 vjet kam ngrënë bukë te shtëpia e tij bashkë me të fejuarën time, bashkë me të fejuarën e Luizit. Kam qenë pjesë e partyve që bëhen në darkë të rezidenca qeveritare”, deklaroi Meridiani.












