Vijon puna pa u ndalur per zgjerimin e nje tjeter aksi kombetar. Kryeministri Edi Rama disa kohe me pare ka publikuar pamje nga fillimi i punes tek kantieri i ndertimit për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë ku po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike.
Rama shkruan se ky projekt do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane.
“Nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku aktualisht po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike, një projekt që do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian”, shkroi Rama.












