Çimi dhe Lindita, dy konkurrentët e “Përputhen +40” kanë dhënë një intervistë “pa dorashka” ku kanë treguar më shumë për marrëdhënien e tyre.
Në një moment moderatori Arjon Muça e pyeti Çimin për pikturat nudo që mbante në dhomë dhe ai tregoi se ia ka dhuruar Lindita.
“Pikturon vetë Lindita?”, e pyeti Arjoni.
“Jo, ish-gruja dinte të pikturonte. Lindia vetëm seks di të bëjë, s’di të bëjë gjë tjetër”, u përgjigj Çimi duke shkaktuar të qeshura ne studio. Megjithatë Lindita e mohoi që marrëdhënia e tyre ka shkuar përtej puthjes.












