Luizin dhe Oltën do t’i shohim sërish bashkë si aktorë të një filmi. Mbrëmë Luizi ka postuar një foto krah Oltës duke treguar se ata kanë nisur nga puna e nga leximi i skenarit. Siç është bërë e ditur dyshja do të luajnë rolin si “burrë dhe grua”.
Filmi do të titullohet: “Në kuadër të dashurisë“, ku siç duket janë frymëzuar nga frazat e përdorura në Big Brother Vip”. Në baner është dhe një përshkrim i filmit ku mësohet se do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”.
“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhet në përshkrimin e filmit.












