Megjithëse pësoi një humbje katastrofë, Flamur Noka vazhdon “këngën” e njëjtë njësoj si Sali Berisha me pretendimin se Edi Rama u ka vjedhur votat.
I shfaqur për herë të dytë brenda 10 ditësh në SPAK, Noka paralajmeroi gazetarëve se do ta shohin shpesh në dyert e institucionit të akuzës.
“Detyra jonë është dhe do ta vazhdojmë, të denoncojmë farsën, manipulimin dhe devijimin e vullnetit të shqiptarëve. Janë shumë kallëzime. Më vjen keq që e them që do më shikoni shpesh në këtë derë. Për të gjitha çështjet që unë flas, janë regjistruar (si procedim penal)”, tha Noka.












