Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një lajm të mirë per fermeret pasi ben me dije se është gati të hapet tregu i ri në Belsh.
Kreu i qeverisë thotë se politikat mbeshtetese te Ministrise se Bujqesise po i japin një hov zhvillimit të agro-biznesit duke garantuar shitjen e produkteve bujqesore qe ofron kjo zonë.
“Tregu i ri në Belsh është gati për fermerët. Politikat mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes krijimit të grupeve të ndërveprimit vendor do i japin një hov zhvillimit të agro-biznesit duke garantuar shitjen e produkteve që ofron zona e Dumresë”, shkruan Rama.












