Përfshirja e Robert Ndrenikës në politikë në vitet ’90 ka qenë një ndër çështjet për të cilat ka zbuluar detaje së fundmi vetë ikona e kinematografisë dhe teatrit në Shqipëri.
Robert Ndrenika ka rrëfyer arsyen qesharake për të cilën e përjashtuan në momentin e fundit nga listat e deputetëve të PD-së.
“Më vjen Aleksandër Meksi, ishte kryeministër, e më thotë: ‘Zona të kërkon të vazhdosh dhe do jesh prapë deputet’. Ishte e vërtetë kjo dhe unë si me thënë u vura në pozitë që do jem prapë deputet. Marr vesh në momentin e fundit, më kishin hequr. Në fakt u bëra keq, jo se kisha ndonjë… Shyqyr që nuk u bëra. Ndodhën ato katrahurat që ndodhën. Vetëm një vit jetoi ai parlament. Lavdi Zotit që nuk u bëra.
Po marr vesh nga ata të Elbasanit, që një i madh i PD-së këtu kishte thënë: “Atë do bëni prapë deputet që s`ka ardhur të kërkojë falje tek Partia Demokratike, që ka luajtur Qazim Mulletin”. Domethënë unë duhet të vija t`i thosha Partisë Demokratike: Më falni që kam lozur Qazim Mulletin!”, tha Ndrenika.












