DASH ka mbështetur aksionin e Policisë së Shtetit në kampin e MEK në Manzë të Durrësit. Amerika ka marrë garanci nga Policia e Shtetit se aksioni brenda kampit të MEK është kryer në përputhje me ligjin dhe se janë mbrojtur liritë dhe të drejtat e të gjithë personave.
DASH po ashtu ka mbështetur të drejtën e qeverisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit shqiptar. Zëdhënësi i DASH-it gjithashtu shtoi se SHBA-ja nuk e cilëson “Shqetësim serioz MEK-un si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij”.
“Policia e Shtetit në Shqipëri na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.












