Shqipëria tanimë ka një kampione e cila qëndron në majën e Evropës, e ajo është Luiza Gega, e cila ka rrëmbyer një tjetër fitore në Europianin të Atletikës.
34-vjecarja Shqiptare ka shkëlqyer në garën e 3 mijë metrave me pengesa, ku ka zënë vendin e parë, ndërsa ka vendosur një kohë rekord e konkretisht 9 minuta e 17 sekonda.
Ky rekord i Gegës nuk është lënë jashtë vëmendjes nga autoritetet më të larta të atletikës në Evropë, të cilat kanë vlerësuar performancat e njëpasnjëshme të shqiptare, e cila është aktualisht në majën e Evropës.
Luiza Gega është vlerësuar nga kryeministri Edi Rama me medaljen “Kordoni i Madh i Yllit të Mirënjohjes Publike”.












