Tarraca e godinës së Kryeministrisë është mbushur me panele diellore në kuadër të programit për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili sot ka zbuluar kete lajm te papritur per vendosjen e paneleve diellore në tarracën e institucionit që ai drejton, duke pohuar se kjo është vetëm faza e parë e programit.
“Kjo është Kryeministria, ku po jetësohet faza e parë e programit të energjisë diellore, e cila shtrihet në një sërë institucionesh”, shkruan Rama.
Në tetor të vitit të kaluar, Edi Rama së bashku me kabinetin qeveritar iu bashkuan thirrjes për kursimin e energjisë. Kabineti qeveritar miratoi vendimin i cili parashikonte vendosjen e paneleve diellore në tarracat e institucioneve përkatëse.












