Studio italiane “Fuksas” është shpallur fituese në konkursin për Qendrën e re të Konventave dhe Panaireve në Tiranë. Projekti që do të ndërtohet në Bulevardin e Ri parashikon një qendër kongresesh 12 mijë metra katrorë, dy kulla me 40 dhe 25 kate secila si dhe një hapësirë komerciale prej 23 mijë metrash.
Kompania ndërtuese është “Usluga”. Kulla e parë, ajo me 40 kate do të ketë një lartësi prej 136 metrash dhe do të jetë objekt banimi me apartamente. Kulla e dytë me 25 kate do të shërbejë si hotel.
Konkursi për qendrën e re të konferencave u zhvillua në prill të këtij viti. Në garë morën pjesë 5 studio, por u shpallën si finaliste dy projekte. Ai i Fuksas dhe studios çeke Chybik+Kristof. Pak ditë më parë, studio Fuksas njoftoi zyrtarisht se fituesi përfundimtar ishte shpallur projekti i saj./ Oligarkia.al












