Gazetari Elvi Fundo është shprehur se ish-ministri Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria, larg kontinentin Europian.
I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Elvi Fundo tha se Ahmetaj fillimisht ka shkuar në Greqi e më pas e ka kaluar Europën.
“Arben Ahmetaj për më shumë se dy javë nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas të dhënave që kam unë, fillimisht rezulton se ka dalë në Greqi dhe sipas sistemit TIMS rezulton se ka kaluar Europën. Ahmetaj ka ikur përpara se sa SPAK të dërgonte kërkesën në Kuvend për arrestimin e Ahmetajt”- tha gazetari Elvi Fundo.












