I ftuar në “Fiks Fare”, këngëtari i dashur per publikun Luiz Ejlli u është përgjigjur edhe disa pyetjeve pikante te moderatoreve te emisionit investigativ. Pasi u shpall fitues i Big Brother VIP, Luizi u angazhua dhe zhvilloi fushate me kandidatin socialist për Shkodrën, Benet Becin madje takoi edhe kryeministrin Edi Rama me te cilin zhvilloi nje interviste në “Podcastin” e tij.
Moderatori i ‘Fiks Fare’: Kur ishe brenda Big Brotherit, ngrije dolli për Berishën, kur dole jashtë shtëpisë qëndrove me Ramën. Tani na i trego me kë je?
“Je duke më zhgënjy tani, po unë e kam të shkrume në ballë. Me Vllazninë jam”, u shpreh Luizi me humor.












