Kryeministri Edi Rama do të flasë për votimin që u bë në Kuvendin e Shqipërisë për “dosjen” e Arben Ahmetajt. Kreu i qeverisë bën me dije se në orën 18:30 do te dale “Live” ne Facebook dhe do t’i pergjigjet interesimit të opinionit publik per kete çështje të nxehtë.
“Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”– tha Rama.
Vetë kryeministri dha votën PRO për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt. Me 117 vota PRO, asnjë kundër dhe 3 abstenim, tashmë SPAK-u ka marrë autorizimin e Kuvendit fillimisht për të kontrolluar banesën dhe më pas për të ekzekutojë urdhërin e arrestimit ndaj ish-ministrit socialist.












