Aktor i dashur për publikun, Petrit Malaj “shpërblehet” nga Qeveria Rama e cila i ka propozuar “postin” e rëndësishëm.
Petrit Malaj, i cili ka nisur herët një karrierë politike pranë Edi Ramës, pasi nuk e çoi dot rrugën për të hyrë në Parlament si deputet i Tropojes, se fundmi ka marrë “besimin” e kryeministrit për të qenë ambasadori i Shqiperise në Kosovë. Qemal Minxhozi do ta lërë këtë detyrë, në kulmin e një marrëdhënieje të krisur thellë, mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, të cilëve nuk ju funksionojnë më jo vetëm linjat diplomatike, por siç thotë edhe shefi i qeverisë sonë, as Whatsapp-i.
Në të njëjtën listë, ndodhet edhe propozimi i Edi Ramës për një ambasador të ri në Serbi. Në Beograd do të shkojë diplomati i karrierës, Bardhyl Canaj, i cili ka shërbyer në Izrael.












