Rënia e EURO-s ka prekur një rekord të ri historik. Kursi i këmbimit ka hyre në momentin kur efekti sezonal veror është më i fortë se kurrë, për shkak të “pikut” të sezonit turistik.
Për herë të pare në vendin tonë, 1 Euro këmbehet me 102.36 lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare monedha europiane shënon rënie me mbi 11%.
Faktorët kryesorë të dobësimit të monedhës janë prurjet e larta në valutë të huaj. Sezoni veror, të ardhurat e turistëve dhe emigrantëve priten që të forcojnë akoma më shumë lekun. Po ashtu dollari amerikan po shënon nivelet më të ulëta që prej viti 2009, duke u këmbyer me 91 leke.












