Me kërkesë të SPAK dhe firmë të GJKKO, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur kontrollet në banesat e të afërmve të deputetit Socialist, Arben Ahmetaj.
Hetuesit e BKH-së kanë qenë në banesën e babait të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxha e cila ndodhet në zonën e Gjirit të Lalëzit, për kryerjen e kontrolleve, me qëllim mbledhjen e provave për të provuar akuzat që rëndojnë mbi ish-zv/kryeministrin.
Po ashtu kontrolle janë kryer dhe në banesën e ish-gruas së Ahmetajt dhe familjarëve të tjerë të tij. GJKKO ende nuk ka aprovuar urdhër arrestin e kërkuar nga SPAK për Ahmetajn, që do t’i hapte më pas rrugë dhe shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar, pasi deputeti socialist nuk ndodhet në Shqipëri. Ahmetaj i ka mohuar të gjitha këto akuza, duke thënë se nuk ka qenë i përfshirë në asnjë rast në tenderat për inceneratorët.












