Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është firmosur ndryshimi më i fundit në kabinetin qeveritar “Rama III”.
Është shkarkuar nga detyra zëvendësministri i Kulturës, Meri Kumbe. Shkarkimi i saj është vendosur me propozimin e Kryeministrit Edi Rama dhe hyn në fuqi menjëherë.
QEVERIA RAMA: “Me propozimin e Kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Meri Kumbe, zëvendësministër i Kulturës, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.












