Taulant Balla thotë se paraardhësi i tij Bledi Çuçi nuk ka paguar gjobat e policisë rrugore për automjetin me të cilin ai lëvizte.
Balla i nxjerr “të palarat” Bledi Cucit teksa shpreh shqetësimin se makina e tij ka qenë toleruar nga Policia e Shtetit, por nga sot e tutje kjo s’duhet të ndodhë më.
“Sot i kam tërhequr vëmendjen Policisë së Shtetit për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Standarti i vendosur nga kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës, ka qenë i qartë. Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit“, shkruan Balla.












