Sali Berisha ka vazhduar të hedhë akuza pa fakte, madje ka zbuluar edhe emrin e një tjetër politikani socialist për të cilin tha se do të përfundojë ne “rrjeten” e SPAK-ut.
Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama po përpiqet t’i ikë përgjegjësisë penale për inceneratorët duke dashur të bëjë “kurban” ish-zëvendësin e tij, Niko Peleshi, i cili ka formosur vendime të qeverisë në mungesë të tij.
“Edi Rama do ta bëjë kurban Niko Peleshin. Peleshi është, i zhytur kokë e këmbë me firmën e tij. Kjo është një përpjekje mjerane e Edi Ramës i cili eshte zhytur “koke e kembe” në aferën e djegësave. Kur një firmë vihet në mungesë dhe me porosi, përgjegjësia e parë është e atij që ka porositur”, tha Saliu.












