Duke nisur nga data 1 gusht 2023, kartat e identitetit (ID) dhe pasaportat biometrike të shqiptarëve do të prodhohen nga kompania e re shteterore “IdentiTek”.
Ministria e Brendshme ka bërë me dije se nga data 1 gusht do të përdoren kupona të rinj të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare. Nuk do të ketë ndryshime të çmimeve për t’u pajisur me një karte identiteti të re (1500 lekë) apo me një pasaporte biometrike (7500 lekë).
“Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit“, thuhet në njoftim.












