Analisti Andi Bushati ironizoi rezultatin zgjedhor në Rrogozhinë, ku PS thelloi avantazhin edhe pse më 14 maj, rezultati ishte i ngushtë.
Bushati propozon që në Shqipëri mos zhvillohen fare zgjedhje sepse gjithmonë fiton Partia Socialiste, kurse populli vazhdon t’i japë “shuplaka” refuzuese dyshes Berisha-Meta.
“Nuk e di pse vazhdojnë i çojnë njerëzit në votime. Më mirë ta bëjnë si te PS, organizojnë një referendum që mos ketë më fare zgjedhje” shkruan gazetari Andi Bushati.
Kandidati i PS, Edison Memolli fitoi zgjedhjet e përsëritura për bashkinë Rrogozhinë me 1702 vota më shumë se kandidati i koalicionit “BF”, Shkëlqim Hoxha. Pas fitores se Partise Socialiste, Sali Berisha i cili shkon nga disfata në disfatë vazhdon “zakonin e vjeter” duke pretenduar serish se u jane vjedhur votat demokrateve.












