Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje nga Porti i Durrësit, i cili duket i mbipopulluar me pasagjerë.
Rama shprehet se fundjavën që lamë pas në Portin e Durrësit kanë zbarkuar më shumë se 11 mijë persona.
“Pamje nga Porti i Durrësit që këtë fundjavë ka pritur mbi 11 mijë pasagjerë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Si kurrë më parë, Shqipëria është kthyer në një atraksion të madh turistik e cila ne krahun tjeter sjell edhe rritje ekonomike per vendin tone. Ashtu siç ka thënë Kryeministri Edi Rama deri në fund të vitit pritet që në vendin tonë të kenë hyrë mbi 10 milione turiste.












