Prej orës 12:00 të ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Tepelenë kabinetin e qeverisë.
Mbledhje e cila do të zhvillohet në dy ditë dhe do të jetë me dyer të mbyllura dhe larg syrit të mediave.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar vetë-reformim brenda qeverisë. Sakaq kreu i qeverisë ka publikuar disa pamje nga mbledhja e cila po trajtohet në mënyrë “hermetike” duke mos dalë asnjë informacion çfarë po ndodh brenda saj.
“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi. Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë”, shkruan Rama.












