“Do pushime të lira hajde në Divjakë”. Kjo është thirrja që Erion Braçe ka për të gjithë Shqiptaret që ankohen për çmimet e shtrenjta në jug.
Erion Braçe ka renditur disa benefite që ofron Divjaka duke u bere thirrje shqiptareve qe mos ankohen kot për çmimet e larta të jugut.
“NE DIVJAKE, KA PARK E LAGUNE PAFUND; KA NJE BREG TE PAFUND KU GJITHCKA ESHTE E LIRE – TI NUN PAGUAN PER TE HYRE NE PLAZH, TI NUK PAGUAN PER TE BERE PLAZH, E VE CADREN KU TE DUASH E NUK TE BEZDIS KUSH. Ju degjoj te ankoheni se ne Jug CMIMET JANE TE SHTRENJTA, po pse paguani e pse ankoheni per cadrat e “dy krevatet” atje? VETE SHKONI E VETE PAGUANI! Ja ku eshte DIVJAKA, PA PAGESE! PO PSE ANKOHENI? Ja ku eshte DIVJAKA, cdo ushqim DETI apo TOKE, eshte i yni, i fresket-dale nga deti dhe vjele nga toka, ME 50% TE CMIMIT ATJE POSHTE NE JUG! Boll u ankove! Hajde ne Divjake dhe je I LIRE!“, shkruan Braçe.












