Tuesday, June 30, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

REPORTAZHI i ‘La Repubblica’/ Shqipëri, në “Maldiven e Europës”, plazhi i fundit i…

by Rilindje
07/08/2023
in BOTA
REPORTAZHI i ‘La Repubblica’/ Shqipëri, në “Maldiven e Europës”, plazhi i fundit i…

Të shumtë janë italianët të cilët këtë vit kanë zgjedhur plazhet e Shqipërisë të bëjnë pushimet.

Gazetari italian Davide Carlucci ka qenë në Ksamil ku një në tre turistë janë italianë. Në reportazhin e publikuar online në “La Repubblica” Carlucci përshkruan pse për italianët Ksamili është kthyer në “Maldiven e Europës”.

Shkrimi i plotë nga media italiane:

“Shqipëri, Në Maldiven e Europës, plazhi i fundit i pushimeve me shezlong dhe çadër për 10 euro?’

Sarandë- Edhe këtu tani e quajnë ‘Maldivet e Europës’. Taman si Marina di Pescoluse në Salento, por me një ndryshim: Në Pulia një çadër dhe dy shezlongë mund të kushtojnë 50 euro në ditë, në bregdetin shqiptar mund t’i gjeni akoma me çmimin 10-15 euro.

Një çadër luski (çadër e madhe me shezlongë ) në Itali kushton deri në 1099 euro, këtu një grup djemsh nga Foggia arritën të bënin pazare për 60 euro.

Në fakt ata donin t’na e jepnin për 70 euro, por ne pamë çmimin që ua jepnin vendasve dhe thamë ‘uè, mik…’ , thotë Gioele.

Gjithsesi ‘pushimet e lira dhe të rehatshme në Shqipëri mbase janë drejt fundit. Arben Cipa, president i Shoqatës Kombëtare të Operatorëve Turistikë, e mat suksesin e destinacionit me të njëjtin njësi matëse si kolegët e tij nga Sardenja:

“Çmimet e shezlongëve, këtë vit variojnë nga 10 euro deri në 500 euro në ditë”.

Për italianët që kërkojnë një det fantastik me çmime të arsyeshme, Vendi i Shqiponjave është zgjidhja e fundit: Edhe në këto anë kërkohet luski dhe së shpejti duhet të gjejmë një rrugë të mesme.

Por tani për tani, parajsa kalimtare e pushuesve kursimtarë, atyre që nuk duan të ‘djegin’ një rrogë tashmë të gërryer nga inflacioni, është ky përqafim qielli dhe deti që hapet nga malet drejt Korfuzit: Ksamili, ku një në tre turistë është nga italia. Më e ‘egër’ se Kalabria, më e gjelbër se Umbria, më popullore se Romagna dhe me një det të ngjashëm me Pulia, por me peshk më të lirë.

Qeveria shqiptare pret të mbyllë sezonin me mbi nëntë milionë turistë, tashmë është konfirmuar një rritje e vizitorëve prej më shumë se 33 për qind.

Në Ksamil në diskopabe luhet tekno për të tërhequr të rinjtë

“Tek ne, një mbrëmje në disko kushton pesëdhjetë euro – thotë një vajzë teksa ecën- këtu dhjetë, ose është falas. Por pastaj të detyrojnë vazhdimisht të pish dhe të largojnë nga pista e kërcimit nëse nuk ke marrë pije”

Nuk bëhet më shaka as në Ksamil: Është koha për të maksimalizuar fitimet. Bujaria e të moshuarve që luajnë në rrugë ia ka lënë vendin etjes për fitim. Në hotel…. një Heineken (birrë) kushton 5 euro, një natë 220 euro. Sigurisht: ka pamjen nga deti, mëngjes dhe darkë, peshqir pishine, çadra dhe shezlong, internet dhe parkim”

NGA KATEGORIA

Kush është eurodeputetja italiane që iu bashkua protestës për “Zvërnecin”: Le të…
BOTA

Kush është eurodeputetja italiane që iu bashkua protestës për “Zvërnecin”: Le të…

27/06/2026
Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…
BOTA

Tirana “zien” nga protesta e të rinjve/ Eurodeputetja italiane BEFASON të gjithë me reagimin…

26/06/2026
Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?
BOTA

Donald Trump do të mbledhë Bordin e Paqes në Qipro, por a do të marrë pjesë Edi Rama?

25/06/2026
Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…
BOTA

Mik me Ramën/ Ali Ahmeti mesazh për protestat në Tiranë: Mos kujtoni që…

24/06/2026
Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…
BOTA

Vendi “zien” nga protestat/ Rama në krah të Macron jep LAJMIN E MIRË: Çfarë pritet…

24/06/2026
Rama pritet në Paris nga Macron/ Çfarë biseduan dy liderët…
BOTA

Rama pritet në Paris nga Macron/ Çfarë biseduan dy liderët…

22/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

Agron Shehaj zbulon ku janë dërguar 6 protestuesit, qytetari jep ULTIMATUMIN para Komisariatit: Nëse…
POLITIKË

Agron Shehaj zbulon ku janë dërguar 6 protestuesit, qytetari jep ULTIMATUMIN para Komisariatit: Nëse…

30/06/2026
VIDEO/ Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, ja çfarë ndodhi jashtë Kuvendit…
POLITIKË

VIDEO/ Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, ja çfarë ndodhi jashtë Kuvendit…

30/06/2026
VIDEO/ Momenti kur qëllohet makina e ministres së Ramës, pamje e pazakontë nga…
POLITIKË

VIDEO/ Momenti kur qëllohet makina e ministres së Ramës, pamje e pazakontë nga…

30/06/2026
“Plas sherri”/ Protestuesit përplasen me Policinë dhe sulmojnë automjetin e Albana Koçiut…
POLITIKË

“Plas sherri”/ Protestuesit përplasen me Policinë dhe sulmojnë automjetin e Albana Koçiut…

30/06/2026
Deputetët në Kuvend/ Lëvizja befasuese e protestuesve, marrin koshin e mbeturinave dhe…
POLITIKË

Deputetët në Kuvend/ Lëvizja befasuese e protestuesve, marrin koshin e mbeturinave dhe…

30/06/2026
Lëvizje surprizë! Çfarë ndodhi gjatë natës në protestën përballë Kryeministrisë…
POLITIKË

Del EMRI surprizë/ Shqiptarët zgjedhin të preferuarin, kush duhet ta drejtojë “Qeverinë Tranzitore”

30/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!