Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, janë takuar sot në Vlorë rreth orës 17:00 në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës.
E ndërsa nuk u shpërnda asnjë pamje nga vizita private e kryeministres së Italisë, pushuesja VIP që zgjodhi Shqipërinë ashtu si 500 mijë bashkombasit e saj këtë vit, duket se po kënaqet në vendin tonë.
Qëndrimi i familjes kryeministrore të Italisë po zgjat më shumë se sa ishte parashikuar. Pasditen e kësaj të enjteje siç shihet, Meloni ka zgjedhur të vizitojë zonën muzeale të Vlorës, në shoqërinë e kryeminsitrit Rama, bashkëshortit e familjarëve të tjerë që e shoqëronin Meloni është parë në një nga kafenetë e zonës muzeale.
Meloni ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj, të cilët kanë qëndruar më shumë se 90 minuta së bashku në ambientet lokalit, ku kanë qenë dhe qytetarët italianë. Për sigurinë e saj dhe familjes zona u rrethua nga forca të shumta sigurie, por dalja publike nuk i shpëtoi dot kamerave.











