Të gjithë ata që do të ndotin ambientet publike do të përballen me masa të reja ndëshkimore duke filluar nga fillim viti i ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama thotë se nuk do të lejojnë që sjellja e një pakice të dëmtojë Shqipërinë e rilindur turistike.
Një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve, do të hyjë në fuqi maksimumi fillim vitin e ardhshëm- bën të ditur kreu i qeverisë.
“Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vend-hedhje plehrash. Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM“, shkruan Rama.











