Edhe pse në një situatë kaotike nga zjarret, Greqia ka refuzuar ndihmën nga Shqipëria.
Si një vend fqinj, Qeveria Rama la pas konfliktet për çështjen “Beleri” dhe mendoi që t’i ofrojë ndihmë Greqisë dukë dërguar 10 automjete dhe një ekip me 58 efektivë, por Greqia i ka refuzuar duke i kthyer mbrapsht.
Pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera.
Situata vijon të jetë e tensionuar mes Shqipërisë dhe Greqisë që pas arrestimit të Fredi Belerit. Dy ditë më parë në shtetin fqinj u mbajt edhe një darkë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, por kryeministri Edi Rama nuk u ftua nga Mitsotakis. Tashmë është e qartë që pas këtij refuzimi, fshihen marrëdhënie të “akullta” komunikimi mes Edi Ramës dhe homologut grek Mitsotakis.












