SPAK ka gati fletë-arrestin për një oligark. Paralajmërimin e jep gazetari i njohur Nikollë Lesi, sipas së cilit, personi në fjalë është arratisur mbrëmë nga Shqipëria.
Në një artikull në gazetën e botuesit Lesi, shkruhet: “SPAK-u nuk ndalon, po heton dhe merr përpara kushdo i del se ka prekur buxhetin e shtetit dhe në këtë rast po dalin emra nga bota e biznesit VIP që kanë futur duart në xhepat e taksapaguesve shqiptarë. SPAK-u po bashkëpunon ngushtë me drejtorinë e pastrimit të parave, drejtorinë e Tatimeve, SHIK, ministrinë e brendshme, etj.
Dosjet po mbushen me letra korrupsioni qeveritarë-oligarkë ndaj presioni është rritur ndaj prokurorëve të SPAK-ut prej biznesit VIP dhe politikës se lartë, por është ambasada e SHB në Tiranë e cila mbështet pa asnjë rezervë prokurorët special në punën e tyre. Po kalohen në sitë se si kanë siguruar gjithë ato para e pasuri disa oligarkë. Një prej këtyre oligarkëve ka ikur në Britani nga frika se mos SPAK lëshon ndonjë urdhër arresti dhe e kapin në Tiranë. Urdhër arresti është gati, por ai iku…”












