Policia Rrugore e Tiranës, njofton se të gjithë shoferët që lëvizin në mjet me fëmijë nën moshën 12 vjeç pa rrip sigurimi apo sistemet e fiksimit, do të gjobiten.
“Blutë” bëjnë me dije se gjobat do të variojnë nga 50.000 deri në 150.000 lekë të vjetra, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin masa.
“Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të drejtuesve të automjeteve të cilët mbajnë fëmijë nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit. Kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, nga 5000 deri në 15 000 lekë te reja. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit. Në rast se shkelësi është drejtuesi i mjetit, përveç gjobes se pare, atij i vendoset edhe masa administrative plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj”,– njofton Policia.












